Prishtinë, 16.10.2023

Në bazë të Rregullores 03/14 Neni 4, ftojmë studentët që të aplikojnë para komisionit tutorial për pozitën e STUDENTIT TUTOR

Tutor mund të jetë studenti i rregulltë, i cili/e cila së paku është i/e regjistruar në vitin e tretë akademik dhe ka notë mesatare mbi nëntë (9.0)

Kërkesat paraqiten në zyrën e prodekanit.

Me rastin e aplikimit, përveç kërkesës me shkrim, studenti duhet të paraqes edhe:

1. Vërtetimin e statusit të studentit

2. Kopjen e indexit me të gjitha notat

Afati i fundit për aplikim është 19.10.2023

Kryetari i komisionit:

Prof. ass. dr. Lulzim Esati