Këshilli Mësimor Shkencor i Fakultetit të Studimeve Islame në mbledhjen e mbajtur me datë 07.07.2022, mori vendim për shpalljen e
K O N K U R S I T
Për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve themelore-bachelor për vitin akademik 2022/2023.
Fakulteti i Studimeve Islame, në vitin e parë të studimeve, në programin “Teologji Islame” do të pranojë 90 studentë, 68 studentë të rregullt dhe 22 studentë me korrespondencë.
KUSHTET E PËRGJITHSHME
Të drejtë konkurrimi në FSI kanë të gjithë kandidatët të cilët e kanë përfunduar me sukses medresenë e mesme ose ndonjë shkollë tjetër të mesme.
Të drejtë konkurrimi kanë edhe kandidatët nga shtetet e tjera, në bazë të kuotave të përcaktuara nga MASHT-i.
Kandidatët të cilët kanë përfunduar shkollën e mesme jashtë Kosovës, me rastin e konkurrimit duhet t’i sjellin dokumentet e nostrifikuara-vendimin.
Vendimi për njohjen dhe për barasvlerën e diplomës merret nga MASHT-i, ndërsa barasvlera e notave do të bëhet nga Administrata e FSI-së.
MËNYRA E PËRZGJEDHJES SË KANDIDATËVE
Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet sipas kritereve në vijim:
Për nxënësit që kanë diplomë për përfundimin e shkollës së mesme dhe me sukses e kanë provimin e maturës, kërkohen këto kritere:
Numri maksimal i pikëve sipas kritereve vijuese është 100 pikë dhe atë:
- Suksesi në shkollën e mesme deri në 30 pikë;
- Suksesi në maturë deri në 20 pikë, dhe
- Suksesi në provim pranues deri në 50 pikë.
Për nxënësit që kanë diplomë për kryerjen e shkollës së mesme e nuk kanë pasur provim të maturës, kërkohen këto kritere:
Numri maksimal i pikëve sipas kritereve vijuese është 100 pikë dhe atë:
- Suksesi në shkollën e mesme deri në 30 pikë, dhe
- Suksesi në provim pranues deri në 70 pikë.
Kandidatë të pranuar konsiderohen ata kandidatë që arrijnë së paku 70 % nga numri i pikëve të parapara për provimin pranues.
Kandidatët të cilët nuk arrijnë së paku 70% nga numri i pikëve të parapara nuk mund të pranohen edhe nëse mbesin vende të lira sipas numrit të paraparë në konkurs.
AFATI I KONKURSIT
- Paraqitja e dokumenteve fillon prej datës 01. 09. 2022 deri më 13. 09. 2022 (dokumentet pranohen gjatë ditëve të punës prej orës 10.00 deri në orën 14.00).
- Kandidatëve u rekomandohet që para aplikimit të bëjnë kopje të mjaftueshme të dokumenteve, sepse dokumentet origjinale nuk do të mund t’i tërheqin deri në diplomim ose çregjistrim eventual nga Fakulteti.
- Me rastin e paraqitjes, kandidatët duhet të sjellin këto dokumente:
- Certifikatën e lindjes (në origjinal), jo më e vjetër se gjashtë muaj,
- Dëftesat e të gjitha klasave të shkollës së mesme (origjinal të noterizuara, ose duplikate),
- Diplomën e kryerjes së shkollës së mesme, dëftesën e maturës, nëse ka pasur provim të maturës (origjinal të noterizuara, ose duplikate),
- Kopjen e letërnjoftimit,
- Certifikatën shëndetësore,
- Fletëaplikimin e plotësuar i cili merret te referenti i FSI-së,
- Pagesën prej 5 € në bankën “NLB, nr. 1708001600095471” (Pagesë për aplikim në FSI),
- Dokumentin e nostrifikimit të diplomës për ata që kanë përfunduar shkollimin e mesëm jashtë vendit,
Me rastin e aplikimit, të gjithë kandidatët janë të obliguar që dokumentet e nevojshme t’i dorëzojnë në sportelin e Fakultetit (zyra e referentit) në dosje të bardhë e cila duhet të jetë unike për të gjithë kandidatët.
Dokumentet nën pikën b) dhe c) mund të pranohen duplikate vetëm nëse dëshmohen me vërtetim nga organet kompetente për humbje, dëmtim ose vjedhje.
Provimi pranues do të mbahet me datë 15. 09. 2022, (e enjte), në orën 11.00
SHPALLJA E REZILTATEVE PRELIMINARE DHE PËRFUNDIMTARE
Shpallja e rezultateve preliminare do të bëhet më datë 16. 09. 2022 në tabelën e shpalljes dhe në web-faqen e FSI-së (fsi-edu.net)
Shpallja e rezultateve përfundimtare do të bëhet më datë 19. 09. 2022 në tabelën e shpalljes dhe në web-faqen e FSI-së (fsi-edu.net)
E DREJTA E ANKESËS DHE AFATI PËR ANKESË
Kandidatët të cilët nuk janë pranuar mund t’i paraqesin ankesë dekanatit të Fakultetit më së largu 24 orë pas publikimit të rezultateve preliminare. Pas këtij afati ankesat nuk do të merren në shqyrtim.
Kandidatët të cilët nuk janë pranuar, mund t’i tërheqin dokumentet e tyre nga data 19. 09. 2022 deri më datë 21. 09. 2022
AFATET E REGJISTRIMIT PËR KANDIDATËT E PRANUAR
Regjistrimi i kandidatëve të pranuar në FSI do të bëhet prej datës 21. 09. 2022 deri më datë 23. 09. 2022, prandaj luten kandidatët e pranuar që t’i përmbahen afatit të lartcekur.
Nëse studenti i pranuar nuk regjistrohet me kohë, në vend të tij do të regjistrohet kandidati i cili është në radhë sipas pikëve të arritura.
Kandidatët e pranuar për regjistrim duhet të paraqesin:
1. Fletëregjistrimin e plotësuar, i cili merret me rastin e regjistrimit,
2. Dy fotografi (formati 4.5 x 6 cm), të cilat duhet të jenë sipas normave dhe rregullave
për dokumente personale.
3. Pagesa për një semestër në vlerë prej 60 € ( + 5 € për index) ështëpër studentët e rregullt, ndërsa 150 € ( + 5 € për index) për studentët me korrespondencë.
Pagesa bëhet në bankën NLB (Llog, nr. 1708001600095471)
DEKANI:
Prof. dr. Fahrush Rexhepi