Këshilli Mësimor Shkencor i Fakultetit të Studimeve Islame në mbledhjen e mbajtur më datë 21.06.2018 miratoi propozimin për shpalljen e

 

K O N K U R S I T

 

Për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore-bachelor në vitin akademik 2018/2019.   

Të drejtë konkurrimi në FSI kanë të gjithë kandidatët të cilët e kanë përfunduar me sukses medresenë e mesme ose ndonjë shkollë  tjetër të mesme.

Të drejtë konkurimi kanë edhe kandidatët nga shtetet e tjera, në bazë të kuotave të përcaktuara nga MASHT.

Kandidatët të cilët kanë përfunduar shkollën e mesme jashtë Kosovës, me rastin e konkurrimit duhet t’i sjellin dokumentet e nostrifikuara.

 

AFATI I KONKURSIT

 

  1. Paraqitja e dokumenteve zgjat prej datës 09. 07. 2018 deri më 19. 07. 2018 (dokumentet pranohen gjatë ditëve të punës prej orës 10.00 deri në orën 14.00).

 

Kandidatët e interesuar për studime në FSI duhet të sjellin:

 

  1. Certifikatën e lindjes (në origjinal) jo më e vjetër se gjashtë muaj,
  2. Dëftesat e të gjitha klasave të shkollës së mesme (origjinal ose të noterizuara),
  3. Diplomën e kryerjes së shkollës së mesme ose dëftesën e maturës, nëse ka pasur provim të maturës (origjinal ose të noterizuar),
  4. Kopjen e letërnjoftimit,
  5. Çertifikatë shëndetësore,
  6. Fletëaplikimin e plotësuar e cila merret te referenti i FSI-së,
  7. Pagesën prej 5 € në bankën “NLB, nr. 1708001600095471” (Pagesë për aplikim në FSI),
  8. Dokumentin e nostrifikimit të diplomës për ata që kanë përfunduar shkollimin e mesëm jashtë vendit,

 

 

  1. Provimi pranues do të mbahet më datë 23. 07. 2018, (e hënë), në ora 11.00
  2. Shpallja e rezultateve të provimit pranues do të bëhet më datë 25. 07. 2018 në web-faqen e FSI-së (www.fsi92.net) si dhe në objektin e Fakultetit.
  3. Regjistrimi i kandidatëve të pranuar në FSI do të bëhet prej datës 03. 09. 2018 deri më datë 07. 09. 2018

Regjistrim të kandidatëve jashtë këtij afati nuk do të ketë, prandaj luten kandidatët e pranuar që t’i përmbahen afatit të lartcekur.

 

E DREJTA E ANKESËS DHE AFATI PËR ANKESË

 

Kandidatët të cilët nuk janë pranuar mund t’i paraqesin ankesë dekanatit të Fakultetit më së largu 48 orë pas publikimit të rezultateve. Pas këtij afati ankesat nuk pranohen.

 

Kandidatët të cilët nuk janë pranuar, mund t’i tërheqin dokumentet e tyre nga data 03.09.2018 deri më datë 07.09.2018

 

Kandidatët e pranuar për regjistrim duhet të paraqesin:

1. Fletëregjistrimin e plotësuar, i cili merret me rastin e regjistrimit,

2. Dy fotografi (fo rmati 4.5 x 6 cm), të cilat duhet të jenë sipas normave dhe rregullave

për dokumente personale.

3. Pagesa për një semestër në vlerë prej 60 € ( + 5 € për indexështëpër studentët e rregullt, ndërsa 150 € ( + 5 € për indexpër studentët me korrespondencë.

Pagesa bëhet në bankën NLB

 

 

 

                                                                                                          DEKANI:

 

                                                                                         Prof. asoc. Dr. Fahrush Rexhepi