Më datë 01 shtator 2023, në Stamboll, në Universitetin Medeniyet të Stambollit u mbajt ceremonia e hapjes së Kongresit të III-të të Studimeve Ballkanike. Ky kongres u organizua nga Fondacioni i Studimeve Ballkanike në bashkëpunim me Universitetin Medeniyet të Stambollit, Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik, Shoqatën İLEM, i mbështetur poashtu nga Presidenca për turqit jashtë vendit dhe komunitetet e afërta.
Fjalën hyrëse e mbajti Assist. Bujamin Bela, kryetar i kongresit, dr. Sevba Abdula, drejtor i Fondacionit për Studime Ballkanike, Assoc. Taha Eğri, drejtor i Shoqatës së Studimeve Shkencore İLEM, Prof. Fatih Sarioğlu, zv.rektor i Universitetit Medeniyet të Stambollit, Murat Kazancı, nënkryetar i Presidencës për turqit jashtë vendit dhe komunitetet e afërta.
Këtë vit, kongresi mirëpriti 47 pjesëmarrës nga 11 vende të ndryshme, duke përfshirë Bosnjë dhe Hercegovinën, Turqinë, Greqinë, Serbinë, Maqedoninë e Veriut, Kosovën, Kirgistanin, Shqipërinë, Marokun, Slloveninë dhe Nigerinë. Ata prezantuan punimet e tyre shkencore që ishin përzgjedhur përmes një procesi të rishikuar nga ekipi shkencor.
Kongresi i vazhdoi punimet e tij ditën e dytë, me 02 shtator, duke u mbajtur në salla të ndryshime. Ku poashtu u mbajtë një seancë e posaçme me temën “Turki – Marrëdhëniet Ballkanike në 100-vjetorin e Republikës” me ish-kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Prof. Dr. Mustafa Şentop.
Nga Fakulteti i Studimeve Islame në këtë konferencë mori pjesë koordinatorja për marrëdhënie me jashtë, mr. Muzaqete Kosumi, me kumtesën “E drejta e fëmijëve për fe dhe edukim fetar”, duke përmendur përvojat e shteteve evropiane dhe atyre të Ballkanit, por me fokus të veçantë, duke hulumtuar ligjet se si është e rregulluar kjo çështje në Kosovë sipas Konventës së OKB-së dhe Kushtetutës së Kosovës.
Të gjithë pjesmarrësit u paisen në fund të Kongresit me certifikata.