Prishtinë, 16.11.2023

Njoftohen studentët e interesuar, niveli BA dhe MA, se Fakulteti i Studimeve Islame organizon kurs të spacializuar të gjuhës angleze të dizajnuar për studentët e studimeve islame.

Ky kurs synon të përmirësojë aftësitë gjuhësore të studentëve duke u fokusuar në fjalor, lexim, shkrim, dëgjim dhe folje të lidhur me mësimet islame, historinë dhe kulturën. Përmes aktiviteteve dhe ushtrimeve të ndryshme, studentët do të zhvillojnë aftësitë e tyre të gjuhës angleze, në të lexuar, të folur dhe të shkruar, të zbatueshme në fushën e studimeve islame

Kursi do të organizohet dy herë në javë në objektin e Fakultetit. Studentët e interesuar paraqiten te sekretari i Fakultetit.

Orari i kursit do të përgatitet në koordinim me studentët dhe profesoreshën Besa Ismaili Ahmeti

Dekanati, FSI