Sot, me datë 22.04.2024, në sallën e Konferencave, Fakulteti i Studimeve Islame organizoi ligjëratën me temë: “Ndërpresim zinxhirin e dhunës ndaj grave me zinxhirin e mbështetjes ndaj grave”, per t’u ngritur kundër dhunës ndaj grave dhe zgjeruar zinxhirin e mbështetjes për gratë.

Për të ligjëruar këtë temë, kishim nderin t’i kemi të ftuara dy zonja, profesoreshën e e Fakultetit të Studimeve Islame prof. Besa Ismaili, dhe konsulenten pranë Këshillit të Evropës znj. Adelina Toplica.

Këtë event e përshëndeti edhe dekani i FSI, prof. asoc. dr. Islam Hasani, duke e vlerësuar këtë ligjëratë dhe duke falënderuar dy ligjërueset.

Prof. Besa Ismaili përveq tjerash, foli për pabarazitë si burime të çdo dhune, pabarazitë fillojnë tek dallimet, qofshin ato shumë të vogla, sepse nga dallimet lind pabarazia, dhe çdokund ku ka pabarazi vjen edhe dhuna. Poashtu, foli për burimet e dhunës dhe qëndrimin e Islamit, kujdesin e veçantë ndaj fëmijëve femra, për nënën në Islam, mirësjelljen në Islam, ligjin e mirësjelljes ndaj grave, integritetin e grave në Islam, një pasqyrë e shkurtër krahasimore e ligjeve te shtetit dhe parimeve fetare, etj.

Ndërsa, Adelina Toplica tha se gjëja më dëshpëruese është se qe 25 vjet ne flasim për dhunën, punojmë edhe me djem të rinj dhe me vajza edhe me burra e gra, por statistikat nuk po ndryshojnë, d.m.th cikli i dhunës po vazhdon, vrasjet po ndodhin, këto s’janë veq numra, por dëshmi të traumave që përjetojnë shumë gra, ne kemi shumë përgjegjësi, nuk ka krim më të madh se me jetu në një ambient që ti e sheh një vajzë ose grua që po përjeton dhunë, e ti mundohesh me ia minimizu, një grua që kalon dhunë nuk mundet me qenë nëna më e mirë në botë, e as profesoresha, avokatja, doktoresha, më e mirë në botë, sepse jeton në frikë konsistente.

Në fund patën rastin dhe studentet të pyesin dhe të paraqesin idetë, mendimet dhe sygjerimet e tyre, si dhe u bisedua pë bashkëpunime të tjera lidhur me këto tema.