Prishtinë, 20.02.2015
Dekani i FSI-së, prof. asoc. Dr. Fahrush Rexhepi i shoqëruar nga mr. Besa Ismaili Ahmedi – prodekan, sot më datë 19.02.2015, takoi Ministrin e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë prof. dr. Arsim Bajrami në selinë e MASHT-it.
{jathumbnail}Në këtë takim zyrtar dekani i FSI-së e njoftoi Ministrin e Arsimit prof. dr. arsim Bajramin për punën dhe funksionimin e FSI-së si dhe për zhvillimin e reformave në këtë institucion të Arsimit të Lartë akademik-shkencor. Dekani i FSI-së njoftoi Ministrin e Arsimit edhe për sfidat dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohet Fakulteti i Studimeve Islame, veçmas ato që kanë të bëjnë me integrimin e FSI-së në Universitetin Publik si dhe me përshpejtimin e procedurave për nostrifikimin e diplomave të mësimdhënësve të cilët i kanë fituar ato jashtë vendit.
Ministri i Arsimit, z. Arsim Bajrami i premtoi dekanit të FSI-së se së shpejti do ta vizitoj FSI-në dhe se të gjitha shqetësimet dhe kërkesat e FSI-së do t’i marr seriozisht në shqyrtim në konsultim edhe me organet tjera të larta qeveritare.