Prishtinë, 15.05.2024

Sot, më datë 15.05.2024, maturantet e Medresesë së Mesme “Alauddin” në Prishtinë, të shoqëruara nga profesorët e kësaj shkolle, dr. Samir Ahmeti dhe prof. Hatixhe Jashanica, vizituan Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë.

Qëllimi i kësaj vizite ishte që ato të informohen më për së afërmi me programet të cilat ofron FSI për kandidatët e interesuar për studime në këtë institucion.

Rreth kësaj çështje, dhe çështjeve tjera me interes, atyre ju drejtua dekani i Fakultetit, prof. asoc. dr. Islam Hasani, i cili i informoi ato rreth mundësive të cilat ofron FSI për vazhdimin e studimeve.

Maturantet u ndanë shumë të kënaqur me këtë vizitë.