Nën organizimin e “Institutit Shqiptar të Mendimit dhe Qytetërimit Islam”, “Qendrës për Studime të Avancuara”, me seli në Sarajevë dhe “Institutit të Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit”, si dhe në bashkëpunim me Institutin “Horizonti” dhe “IIIT”, më 25 dhe 26 shtator 2021, u mbajt konferenca ndërkombëtare “Mësimi i Shkencave Shoqërore dhe Humane në Medresetë e Ballkanit”.
Me një shtrirje të gjerë, Konferenca mblodhi së bashku studiues nga fusha të ndryshme shkencore, institucione kërkimore-shkencore, universitete publike e private, njohës të arsimit, institucione të bashkësive fetare islame, pedagogë e predikues.
Qëllimi i organizatorëve të Konferencës është zgjerimi i fushës së diskutimeve, analizave, hulumtimeve dhe shkëmbimit të praktikave të mira, bazuar në përvojat e fushës së teknologjisë informative në rajonin tonë e më gjerë.
Në këtë Konferencë mjaft frytdhënëse, morën pjesë 24 referues, si nga Shqipëria, Bosnja, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.
Nga Fakulteti i Studimeve Islame pjesëmarrës në këtë Konferencë ishin:
Dekani i FSI-së, prof. asoc dr. Fahrush Rexhepi i cili u paraqit me kumtesën: “Kurrikula e shkencave humane në medresetë e Kosovës, favorizojnë programet e reja të FSI-së”,
Mr. Besa Ismaili, e cila u paraqit me kumtesën: “Sfidat dhe mundësitë në mësimin e shkencave shoqërore në medrese”dhe,
Dr. Selim Selimi, i cili u paraqit me kumtesën: “Perceptimet për gjuhën turke te nxënësit e medreseve në Kosovë”.
Prishtinë
27.09.2021