Unioni i studentëve të FSI-së më date 14.01.2014 organizoi një manifestim me rastin e përkujtimit të ditëlindjes së Pejgamberit a.s. me moton: “Lindja e Pejgamberit mision që frymëzon”

Në këtë manifestim ishin të pranishëm menaxhmenti i Fakultetit, profesorët dhe shumë student.

Një fjalë rasti mbajti dekani i Fakultetit prof. dr. Qazim Qazimi i cili fillimisht i përgëzoi studentët për këtë aktivitet, duke i inkurajuar ata që edhe në të ardhmen të zhvillojnë aktivitete të tilla, dhe duke i siguruar se përkrahja e menaxhmentit nuk do t’ju mungojë asnjëherë.

Program ishte i pasuruar edhe me ilahi dhe monolog nga kori i studentëve të FSI-së.

Ligjëratën për rëndësinë e ditëlindjes së Pejgamberit a.s. në jetën e besimtarit e mbajti profesori i Fakultetit, prof. asoc. Dr. Sulejman Osmani. {gallery}mevlud2014{/gallery}