Dje, më datë 03.05.2016, në FSI ishte si “Visiting Professor” prof.dr. Muhamed Ali, profesor dhe njëherit pro-rektor në Fakultetin Ndërkombëtar të Sarajevës.  Atë e priti dekani i FSI-së, prof. asoc. Dr. Fahrush Rexhepi dhe koordinatorja për marrëdhënie me jashtë Muzaqete Kosumi.

Dekani fillimisht e informoi rreth aktiviteteve akademike, shkencore dhe edukative të cilat është duke ndërmarrë FSI me qëllim të ofrimit të kushteve sa më të mira për studentë. Ai më tej e informoi edhe për procesin e akreditimit të Fakultetit dhe sfidat nëpër të cilat ka kaluar FSI derisa është akredituar.

Prof.dr. Muhamed Ali mbajti një varg ligjëratash përpara studentëve dhe disa prej profesorëve s të FSI-së, duke folur në lëndën e Usuli Fikhut me  temën: “Kavaidul Fikhije dhe Kavaidul Usulije- Rregullat e Fikhut dhe Usulit”.

Ai gjatë kësaj ligjërate tregoi që rregullat e Fikhut filluan nga shekulli i IV h. duke u bërë sistematizimi i tyre në bazë të principeve/rregullave të caktuara të cilat quhen Kavaid El Fikhijje (Rregullat e fikhut).

Më tej ai shpjegoi që Kavaid fikhije dhe kavaid usulije janë dy shkenca të ndërlidhura ngushtë me njëra-tjetrën.

Në kavaid usulije bazohet për nxjerrjen e dispozitave, kurse në kavaid fikhije bazohet për mbledhjen e detajeve dhe çështjeve të ndryshme të fikhut.

Rregullat e usulit nxirren më së shumti nga fjalët arabe, si rregulli “Urdhëri aludon obligueshmërinë dhe ndalesa aludon të ndaluarat (haramet).” Ndërsa rregullat e fikhut ngrihen nga dispozitat dhe çështjet e ngjashme të Sheriatit.

Pasta jai foli gjithashtu për disa çështje të cilat bazohen ne këto rregulla dhe në bazë të tyre dhe rrethanave e shumë kushteve tjera zgjidhen si çështje.

Në fund të ligjëratës studentët parashtruan disa pyetje të cilave profesori i nderuar iu përgjigj kënaqshëm.

U bisedua gjithashtu edhe për bashkëpunim ndërmjet dy institucioneve.

Krejt në fund, në shenjë mirënjohje për kontributin e dhënë, dekani i FSI-së ia dhuroi mysafirit stemën e FSI-së.

Zyra për informim FSI

{gallery}drmuhamedali{/gallery}