Prishtinë, 04.10.2016

Me një ceremoni solemne sot në FSI filloi viti i ri akademik 2016/2017. Në këtë vit në FSI janë pranuar 73 studentë të rregullt dhe 32 studentë me korrespondencë të cilët do të studiojnë në programin e studimeve islame për katër vite, tetë semestra radhas.

Studentëve të rinj me këtë rast ju drejtua dekani i Fakultetit, prof. asoc. dr. Fahrush Rexhepi, i cili fillimisht i uroi ata me rastin e pranimit të tyre duke ju dëshiruar suksese në studime. Dekani në vazhdim i informoi studentët në pika të shkurtra me mundësit që ofron FSI përgjatë studimeve, ai gjithashtu kërkoi nga studentë që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregulloret e Fakultetit.

Të pranishëm në këtë eveniment ishin edhe disa profesorë të Fakultetit.

Zyra për informim, FSI

{gallery}vitriakad{/gallery}