Sikur edhe herave të tjera, edhe kët vit akademik, në Fakultetin e Studimeve Islame, studentët në bashkëpunim me profesoreshën e lëndës Gjuhë Angleze, Besa Ismaili, organizuan Ditën e Gjuhës Angleze ( Open English Day), përkatësisht Ditën e Prezentimeve.
Ekipet e studentëve shpalosën projektet e tyre studimore tematike në gjuhën angleze. Kjo ishte një mundësi e artë për ta që, përveç zhvillimit të aftësive gjuhësore, të përmirësojnë edhe aftësitë e tyre të prezantimit dhe të ligjërimit publik, aftësi këto të domosdoshme për të diplomuarit në fakultetin tonë.
Dje, në ambientet tona, prezantimet i realizuan tre studentët tonë të shkëlqyer, Sumeja Demaj, Amir Gashi dhe Arlind Gajtani. Hulumtimet e tyre tematike ata i prezantuan me shumë kompetencë dhe morën vlerësimet më të larta nga kolegët e tyre.
Aktivitetet e tilla jashtëkurrikulare janë të rëndësisë së veçantë dhe plotësojnë kurrikulën akademike të Fakultetit të Studimeve Islame.