Sot, më datë 24.12.2024, në ambientet e Fakultetit të Studimeve Islame u realizua nënshkrimi i Memorandumit të Mirëpkuptimit mes Sustainable Higher Education and Research – SHER, dhe Fakultetit të Studimeve Islame të Prishtinës.

Ky Memorandum është edhe një arritje e radhës e Fakultetit të Studimeve Islame i cili realizohet pas një sër takimesh dhe bisedash mes menaxhmentit të FSI-së dhe Udhëheqësit të Programit SHER, z. Aqim Emurli dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Ky Memorandum, përveç mbështetjes për forcimin e kapaciteteve strategjike dhe institucionale, si dhe përmirësimit të performancën akademike dhe kërkimore, një fokus të veçantë do ta ketë edhe në mbështetjen e FSI-së për procesin e rishikimit të statutit, mbështetje në zhvillimin e dokumentit të ri strategjik, mbështetje në harmonizimin e rregulloreve ekzistuese me statutin e ri dhe nëse është e nevojshme, mbështetja e zhvillimit të rregulloreve të reja, si dhe mbështetje për organizimin e trajnimeve, seminareve dhe aktiviteteve për ngritjen e kapaciteteve në lidhje me zhvillimin e gjithëmbarshëm të FIS-së.

SHER është projekt i shtetit të Austrisë i cili kontribuon për një politikë dhe kornizë ligjore të forcuar dhe të qëndrueshme për Arsimin e Lartë, gjithashtu lehtëson arsimin cilësor gjithëpërfshirës dhe të barabartë, nxit kërkimin dhe inovacionin, ndërkombëtarizimin dhe punësimin, dhe promovon barazinë gjinore dhe misionin e tretë të universiteteve.

SHER kultivon qeverisjen e mirë dhe ofrimin e arsimit cilësor gjithëpërfshirës dhe të barabartë në IAL-të që janë të rëndësishme për tregun e punës, promovon kërkimin, inovacionin dhe ndërkombëtarizimin dhe nxit barazinë gjinore dhe misionin e tretë të universiteteve.