Fakulteti i Studimeve Islame i Prishtinës, i akredituar më datë 06.07.2012 nga Agjencia e Akreditimit e Kosovës, shpall konkurs për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2012/2013.
Të drejtë konkurrimi kanë të gjithë kandidatët të cilët kanë mbaruar medresenë ose ndonjë shkollë tjetër të mesme të përgjithshme brenda dhe jashtë vendit.
Kandidatët e interesuar për studime në FSI duhet të sjellin:
- Diplomën e shkollës së mesme, në origjinal
- Dëftesat e shkollës së mesme, në origjinal
- Certifikatën e lindjes, në origjinal
- Certifikatën shëndetësore, në origjinal
- Kopjen e ID kartës,
- Katër fotografi,
- Fletëpagesën (10 euro) nga banka “TEB”
Konkursi mbetet i hapur nga data 09.07.2012 deri më datën 16.07.2012. Dokumentet dorëzohen të sekretari i FSI-së çdo ditë pune prej orës 10.00 deri në ora 14.00.
Provimi pranues për të gjithë kandidatët mbahet më datën 17.07.2012 në ora 10.00 në lokalet e Fakultetit të Studimeve Islame të Prishtinës.
Shpallja e rezultateve të provimit pranues do të bëhet më datë 17.07.2012 në ora: 13.30
Regjistrimi i kandidatëve të pranuar bëhet më datë 18.07.2012 dhe më datë 19.07.2012 prej orës: 10.00 deri në ora: 14.00.
Kandidatët e pranuar të cilët nuk e bëjnë regjistrimin sipas datave të lartcekura mund ta humbin të drejtën e regjistrimit në FSI-.
Vërteton:
Prof. Dr. Qazim Qazimi, dekan