Prishtinë, 19.05.2016

Dekani i Fakultetit të Studimeve Islame, prof. asoc. Dr. Fahrush Rexhepi me bashkëpunëtor, sot priti në një takim drejtorin e përgjithshëm për çështje të arsimit fetar pranë Ministrisë së Arsimit të Republikës së Turqisë, z. Nazif Jëllmaz me bashkëpunëtor. Në takim ishte edhe Myshaviri i Dijanetit të Turqisë z. Idriz Keskin.

Dekani fillimisht ju shprehu mirëseardhje mysafirëve dhe në vazhdim i informoi rreth historikut të FSI-së, themelimin, stafin akademik, studentët, procesin e akreditimit, bashkëpunim ndërkombëtar dhe angazhimin e menaxhmentit të Fakultetit për realizimin e projekteve hulumtuese-shkencore në të ardhmen.

Mysafirët u ndan mjat të kënaqur me njohuritë që morën rreth institucionit të FSI-së duke theksuar se në të ardhmen do të ketë një bashkëpunim edhe më të theksuar dhe mbështetje për ndonjë projekt të FSI-së. Konkretisht u bisedua për mundësinë e ardhjes së studentëve nga Turqia për të vazhduar studimet në FSI.

Zyra për informim

{gallery}delturki{/gallery}