Prishtinë 06.01.2016

Sot, më 06.01.2016, në Fakultetin e Studimeve Islame ishin për vizitë zv. Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës, znj. Anila Statovci –Demaj së bashku me këshilltarin politik të Ministrit të Arsimit z. Hysen Bytyqi. 

{jathumbnail}Mysafirët i priti dekani i Fakultetit prof. asoc. dr. Fahrush Rexhepi, prodekani mr. Besa Ismaili Ahmeti dhe sekretari mr. Vedat Shabani. Dekani fillimisht i informoi të pranishmit me historikun e themelimit të FSI-së, sfidat me të cilat është ballafaquar Fakulteti dhe procesin e akreditimit dhe ri-akreditimit. Fokus i bisedës ishte çështja e definimit të statusit të Fakultetit të Studimeve Islame. Palët u pajtuan se zgjidhja më e mirë do të ishte integrimi i FSI-së në kuadër të Universitetit Publik “Hasan Prishtina”, për çka edhe u pajtuan që FSI në ditën në vijiim të drejtoj një kërkesë edhe një herë në adresë të MASHT-it përmes së cilës shpreh interesimin e saj për integrim në kuadër të Universitetit Publik “Hasan Prishtina”. Zyra për informim, FSI