Prishtinë, 27.12.2022

Njoftohen të gjithë studentët e FSI-së si dhe stafi akademik se nesër, datë 28.12.2022, duke filluar nga ora 10.00 në FSI do të jetë prezent Kapelani i KFOR-it amerikan, Major Paul T. Girdley, i cili para studentëve do të ligjërojë rreth temës: “The Importance of Religious Liberty – Rëndësia e Lirisë Fetare”.

Ftohen studentët dhe stafi akademik që të jenë prezentë.

Ligjëratat nga ora 10.00 deri në ora 11.00 nuk do të mbahen.

Dekanati,