Dekanati i Fakultetit të Studimeve Islame në mbledhjen e mbajtur më 17.10.2011 ndër të tjera mori edhe këto vendime:

1. Regjistrimi i semestrit për studentët me korrespondencë ngritet nga 75 € 100 € duke filluar nga viti akademik 2011/2012.                                                                                                                                  P.S. studentët të cilët kanë paguar semestrin para këtij njoftimi do ta bëjnë pagesën në mënyrë retroaktive atëherë kur do ta paguajnë semestrin vijues.

2. Pagesa për paraqitjen e provimeve është 1 (një) € për provim, duke filluar nga afati i janarit 2012.

Vërteton:
Prof. Dr. Qazim Qazimi, dekan