Njoftohen studentë e FSI-së se orari i paraqitjes së provimeve për afatin e prillit, është si në vijim:

* Paraqitja e provimeve fillon nga data: 01. 04. 2024, deri më: 10. 04. 2024. Paraqitja e provimeve bëhet online përmes sistemit SIMS, dhe nuk ka nevojë që të mbushen fletëparaqitjet e provimeve

* Provimet fillojnë më: 15. 04. 2024 .

* Paraqitja e provimit është 1 € (një euro) për provim, pagesa bëhet në administratë.

Pagesa realizohet pas hyrjes në provimin e parë të paraqitur.

* Luten studentët që ta respektojnë afatin e hapjes së sistemit SIMS për paraqitjen e provimeve, sepse pas mbylljes së afatit nuk do kenë mundësi t’i paraqitin ato.

Vërejtje: Të drejtë paraqitjeje kanë studentët e rregullt dhe me korrespondencë (dy provime), ndërsa apsolventët të cilët e kanë të regjistruar semestrin e tetë, nuk kanë kufizime.

Me respekt,
Shërbimi studentor
20.03.2024