Prishtinë, 15.01.2025
Në bazë të rregullorës nr. 02/24 të datës 22.07.2024 për studime master ju bëjmë me dije se ekzemplari i punimit master të kandidates Fatime NITAJ me titull: “KALIGRAFIA ISLAME DHE ASPEKTE TË APLIKIMIT TË SAJ NË KOSOVË” gjindet në bibliotekën e Fakultetit dhe të interesuarit mund ta shfletojnë deri më datë 22.01.2025.
ABSTRAKTI
Kaligrafia islame është arti më i kulluar islam, i cili është konsideruar si elementi më i rëndësishëm artistik në ndërtimin e vlerave të kulturës materiale në Kosovë.
Aplikimi i kaligrafisë islame në Kosovë, kryesisht është bërë në: objekte fetare islame (xhami, medrese etj.), në literaturë islame (dorëshkrime, libra, diploma etj.), në monedha, në gurë varresh, hamame, ura dhe objekte të tjera banimi, dhe në secilin aplikim ka rol shumëdimensional: tregon të dhëna historike, mesazh hyjnor dhe edhe rol zbukurimi.
Arti specifik i kaligrafisë islame është mësuar përgjatë shekujve që nga kontakti me fenë islame edhe në Kosovë, madje në të gjitha shkollat dhe në të gjitha nivelet. Profesioni i kaligrafistit dhe i bukurshkruesit, në Kosovë është mësuar që me hapjen e mektebeve dhe medreseve të para.
ABSTRACT
Islamic calligraphy is the purest Islamic art, which is considered the most important artistic element in building the values of material culture in Kosovo.
The application of Islamic calligraphy in Kosovo is predominantly done in: Islamic religious objects (mosque, madrasa, etc.); Islamic literature (manuscripts, books, diplomas, etc.); coins; tombstones; hammams; bridges and other objects of residence, and in each application it has a multidimensional role: it shows historical data, a divine message or sometimes just with a decorative role.
The specific art of Islamic calligraphy has been taught throughout the centuries since the contact ëith the Islamic religion in Kosovo, even in all schools and at all levels. The profession of calligrapher and calligraphy has been taught in Kosovo since the opening of the first schools and madrasahs.