Në bazë të rregullorës nr. 02/24 të datës 22.07.2024 për studime master ju bëjmë me dije se ekzemplari i punimit master të kandidatit Eset QERIMI me titull: “PRIJËSIT FETAR ISLAMË DHE KONTRIBUTI I TYRE NË NDËRTIMIN E PAQES NË KOSOVËN E PASLUFTËS” gjindet në bibliotekën e Fakultetit dhe të interesuarit mund ta shfletojnë deri më datë 28.02.2025.

ABSTRAKTI

Objekt i studimit të këtij punimi është kontributi i prijësve fetarë islamë drejt ndërtimit të paqes në Kosovën e periudhës së pasluftës. Trojet shqiptare në përgjithësi, e Kosova në veçanti, ishin arenë e përplasjeve të ndryshme të fuqive të mëdha, prandaj doemos duhej mobilizim i përgjithshëm për ta ruajtur mbijetesën e tyre, duke ua treguar grushtin armiqve, e njëkohësisht edhe duhej ruajtur mirëkuptimin brenda vetë shqiptarëve, duke pasur parasysh dallueshmërinë ndërmjet tyre në aspektin e përkatësisë fetare.

Përgjatë këtij përshkrimi, synohet që përmes hulumtimeve, të pasqyrohen dhe të evidentohen përpjekjet fisnike dhe kontributi i çmuar i një plejade të tërë gjatë gjithë historisë të prijësve fetarë për të ndikuar në vendosjen e paqes dhe mirëkuptimit fetar, pavarësisht dallimeve.

Prijësit fetarë shqiptarë të të gjitha konfeksioneve dhanë kontribut të çmuar, e ne do të shpalosim detaje nga kontributi i tyre i prijësve fetar të besimit islam.

Fjalë kyçe: Prijësit fetarë, Islam, paqe, tolerancë, mirëkuptim, bashkëjetesë.

ABSTRACT

The objective of this study is to investigate the contribution of Islamic religious leaders towards peace building in post-war Kosovo.

The Albanian territories in general, and Kosovo in particular, were the arena of various clashes between great powers. Therefore, a general mobilization was necessary to preserve their survival by opposing the enemies while at the same time maintaining the understanding within the Albanians considering the differences between them in terms of religious affiliations.

Throughout this study, it is intended to analyze the noble efforts and valuable contribution of the religious leaders throughout history for the establishment of peace and religious understanding, regardless of differences.

Albanian leaders of all religions made a valuable contribution, and we will reveal details of the contribution of religious leaders of the Islamic faith.

Keywords: Religious leaders, Islam, peace, tolerance, understanding, coexistence.