Prishtinë, 03.03.2025

Në bazë të rregullorës nr. 02/24 të datës 22.07.2024 për studime master ju bëjmë me dije se ekzemplari i punimit master të kandidatit Burim KOÇINAJ me titull: “POZITA E SAHIHUT TË BUHARIUT DHE ANALIZA E DISA DYSHIMEVE TË NGRITURA KUNDËR TIJ” gjindet në bibliotekën e Fakultetit dhe të interesuarit mund ta shfletojnë deri më datë 11.03.2025.

ABSTRAKTI

Kjo temë në fokus ka sahihun e Buharit, ku përmes saj mëtohet t’i jepet vlera që ai e gëzon dhe të hidhen poshtë dyshimet e ngritura kundër tij. Meqë tema bosht studimi e ka Sunetin, atëherë kjo i mjafton si vlerë, meqë kemi një numër të madh ajetesh dhe hadithesh që flasin për vlerën e tij, si dhe libra të dijetarëve islamë në mbrojte të Sunetit, e me theks të veçantë librin më të saktë pas Kuranit – sahihun e imam Buhariut. Aq sa kemi shfletuar për këtë temë në shqip, nuk kemi hasur në ndonjë punim që me theks të veçantë e ka diskutimin dhe mbrojtjen e imam Buhariut duket i hedhur poshtë dyshimet e ngritura kundër tij. Metodologjia e ndjekur në këtë temë është hulumtuese, përshkruese dhe kritikuese, me ç’rast do të bazohemi kryesisht në libra dhe burime të ndryshme në internet.

Fjalët kyçe: sahihu, Suneti, imam Buhariu, kundërshtuesit, motivet e kundërshtimit, dyshimi.

ABSTRACT

This thesis focuses on Sahih al-Bukhari, aiming to highlight its esteemed value and refute the doubts raised against it. Since the subject of study is the Sunnah, it is enough for it to be prestigious, because of numerous verses and hadiths that speak of its value, as well as Islamic scholars’ works defending the Sunnah, with particular emphasis on the most authentic book after the Qur’an—Sahih al-Bukhari. From our research on this topic in Albanian, we have not encountered any work that specifically defends Bukhari by refuting the doubts raised against him. The methodology followed in this thesis is investigative, descriptive, and critical, relying mainly on books and various online sources.

Keywords: Sahih, Sunnah, Imam Bukhari, critics, motives of criticism, doubts.