Njoftohen të gjithë studentët e FSI-së, niveli MA dhe BA, si dhe stafi akademik se semestri veror për vitin akademik 2024/2025 përfundon më datë 30.05.2025
Studentët paraprakisht janë të obliguar që t’i kryejnë të gjitha obligimet të cilat ndërlidhen me vijueshmërinë në ligjërata dhe pagesë të semestrave.
Provimet për afatin e qershorit 2024/2025 fillojnë më datë 10.06.2025
Afati për paraqitjen e provimeve është si në vijim:
- Paraqitja e provimeve fillon nga data: 01.06.2025 dhe përfundon më date: 08.06.2025.
- Paraqitja e provimeve bëhet online, përmes sistemit SIMS.
Vërejtje:
Luten studentët që ta respektojnë afatin e paraqitjes së provimeve, sepse pas përfundimit të afatit të lartëcekur, sistemi, në mënyrë automatike, nuk do të lejojë paraqitjen e mëvonshme të provimeve.
Dekanati, FSI
Prishtinë