Në bazë të rregullorës nr. 02/24 të datës 22.07.2024 për studime master ju bëjmë me dije se ekzemplari i punimit master të kandidatit Muhamed MUHARREMI me titull: “KONTRIBUTI PËR FE, KULTURË DHE ÇËSHTJE KOMBËTARE I HAFIZ YMER SHEMSIUT” gjindet në bibliotekën e Fakultetit dhe të interesuarit mund ta shfletojnë deri më datë 29.06.2025.
ABSTRAKTI
“Kontributi për fe, kulturë dhe çështje kombëtare i Hafiz Ymer Shemsiut”
Nga Muhamed Muharremi
Mentor: Prof. Dr. Fahrush Rexhepi
Abstrakti i kësaj teme masteri hulumton shtjellimin e problemit në lidhje me figurën e Hafiz Ymer Shemsiut, një nga hoxhallarët shqiptarë më të formuar të shekullit XX. Përshkruhen detajet e ndikimit të tij në kulturën dhe kauzën shqiptare në trojet e okupuara.
Metodat e përdorura përfshijnë analizën e veprave të tij, studimeve të bëra për figurën e Hafiz Ymerit, dhe vlerësimin e tij nga studiues të huaj. Procedurat përfshijnë shqyrtimin e kontekstit historik dhe shkrimet mbi të, duke përpjekur të shmangë paragjykimet ndaj kontributeve nga sfondi shkollore religjioze.
Rezultatet e fituara theksojnë rolin e tij në historinë dhe kulturën e Ferizajt, si dhe njohjen ndërkombëtare. Ky abstrakt synon të sjellë një analizë të hollësishme dhe të paanëshme të kontributit të Hafiz Ymer Shemsiut në historinë dhe kulturën shqiptare.
Fjalët kyçe: Hafiz Ymer Shemsiu, fe, kulturë, çështje kombëtare, hoxhallar shqiptar
ABSTRACT
“Contribution to Religion, Culture, and National Issues by Hafiz Ymer Shemsiu”
By Muhamed Muharremi
Mentor: Prof. Dr. Fahrush Rexhepi
The abstract of this master’s thesis explores the elaboration of the problem concerning the figure of Hafiz Ymer Shemsiu, one of the most educated Albanian clerics of the 20th century. The details of his influence on Albanian culture and the national cause in the occupied territories are described.
This study uses several methods, including an analysis of his writings, a review of the research done on Hafiz Ymer Shemsiu, and an evaluation of his contributions by international scholars. Procedures involve examining the historical context and writings about him, attempting to avoid biases towards contributions from a religious school background.
The results highlight his important role in the history and cultural life of Ferizaj, as well as the recognition he received beyond national borders. These abstract aims to provide a comprehensive and unbiased analysis of Hafiz Ymer Shemsiu’s contribution to Albanian history and culture.
Tags: Hafiz Ymer Shemsiu, religion, culture, national issues, albanian cleric
Prishtinë,
23.06.2025