Në bazë të rregullorës nr. 02/24 të datës 22.07.2024 për studime master ju bëjmë me dije se ekzemplari i punimit master të kandidatit Enes GOGA me titull: “ANALIZE DHE STUDIM I SUREVE TE KOMENTUARA NGA HAFIZ ALI KORÇA” gjindet në bibliotekën e Fakultetit dhe të interesuarit mund ta shfletojnë deri më datë 24.07.2025.

ABSTRAKT

Nga

Enes Goga

Mentor; Lulzim Esati, prof. ass. dr.

Ky punim ka në fokus analizën dhe studimin e kaptinave të Kuranit të komentuara nga Hafiz Ali Korça, një prej figurave më të shquara të mendimit fetar shqiptar të shekullit XX. Qëllimi kryesor i studimit është të evidentojë kontributin e tij në komentimin e Kuranit në gjuhën shqipe dhe të analizojë metodologjinë, stilin dhe qasjen që ai përdori në përcjelljen e mesazhit hyjnor te shqiptarët. Ky studim dëshmon se vepra e Hafiz Ali Korçës është një ndër gurët e themelit në ndërtimin e traditës së komentimit të Kuranit në gjuhën shqipe dhe mbetet një model i vlefshëm për studiuesit dhe brezat e ardhshëm. Punimi gjithashtu ngre nevojën për hulumtime të mëtejshme mbi ndikimin e tij dhe rolin e tij në formësimin e identitetit fetar dhe kulturor të shqiptarëve.

Fjalë kyçe: Hafiz Ali Korça, komentim i Kuranit, kaptina, metodologji, tefsiri në Shqipëri.

ABSTRACT

By

ENES GOGA

Supervisor: Lulzim ESATI, prof. ass. dr.

This paper focuses on the analysis and study of the chapters of the Qur’an commented on by Hafiz Ali Korça, one of the most prominent figures of Albanian religious thought in the 20th century. The main aim of the study is to highlight his contribution to the interpretation of the Qur’an in the Albanian language and to analyze the methodology, style, and approach he used in conveying the divine message to the Albanian people. This study demonstrates that the work of Hafiz Ali Korça is one of the cornerstones in building the tradition of Qur’anic interpretation in Albanian and remains a valuable model for researchers and future generations. The paper also raises the need for further research into his influence and role in shaping the religious and cultural identity of Albanians.

Keywords: Hafiz Ali Korça, Qur’anic interpretation, chapter, methodology, Tafsir in Albania.

18.07.2025, Prishtinë