Në bazë të rregullorës nr. 02/24 të datës 22.07.2024 për studime master ju bëjmë me dije se ekzemplari i punimit master të kandidatit Hysni PONIKU me titull: “TRAJTIMI I AJETEVE TË KAMATËS NË TRE PËRKTHIMET E KURANIT NË GJ.SHQIPE- KRAHASIM ME TEFSIRIN E MUHAMED MUTEVELI SHARAVIT” gjindet në bibliotekën e Fakultetit dhe të interesuarit mund ta shfletojnë deri më datë 24.07.2025.

ABSTRAKT

Nga

HYSNI PONIKU

Mentori: prof. ass. dr. Lulzim Esati

Zoti i Madhëruar e krijoi njeriun në formën më të përkryer dhe e nderoi atë duke e vendosur si përgjegjës në tokë për të zbatuar udhëzimet hyjnore. Një prej qëllimeve kryesore të kësaj përgjegjësie është vendosja e rregullit, drejtësisë dhe qetësisë në tokë, që arrihet përmes ndjekjes së urdhrave të Zotit të Plotfuqishëm. Midis këtyre urdhrave, veçanërisht dallohen drejtësia dhe barazia, të cilat janë parime thelbësore në jetën individuale dhe shoqërore të njeriut.

Njeriu, si qenie sociale, nuk mjaftohet vetëm me ekzistencën fizike, por ka nevojë të pandërprerë për zhvillim personal, përfshirje të denjë në shoqëri dhe arritje të pavarësisë ekonomike. Kjo arrihet përmes përparimit dhe rregullimit të jetës ekonomike, ku një rol të veçantë luan kapitali. Sipas udhëzimeve kuranore, kapitali dhe pasuria duhen menaxhuar në mënyrë të drejtë, duke u bazuar në norma të barabarta për të gjithë pjesëtarët e shoqërisë.

Kamata, në këtë drejtim, paraqet një devijim serioz nga këto parime, sepse cenon barazinë dhe drejtësinë sociale. Në realitetin bashkëkohor, ajo ka ndikuar në përhapjen e sistemit konvencional financiar, duke nxitur pabarazi dhe dominim ekonomik. Prandaj, është domosdoshmëri që ekonomia e kapitalit të rishikohet dhe të orientohet drejt një qasjeje më të drejtë, në përputhje me normat që e konsiderojnë njeriun si qendër të zhvillimit dhe të dinjitetit.

Ky punim trajton këtë çështje nga një këndvështrim historik dhe aktual, duke e vendosur në kontekstin e shoqërisë sonë, e cila sot është pjesë e sistemit ekonomik global. Prandaj, nevojitet një qasje kritike dhe e argumentuar ndaj rolit të kamatës dhe kapitalit në jetën e sotme ekonomike, me synimin për të ofruar alternativa që përputhen me normat islame dhe të drejtësisë universale.

Fjalët kyçe: Kamata, kapitali, konvencional, bashkëkohorë, drejtësia, barazia

ABSTRACT

By

Hysni Poniku

Supervisor: prof. ass. dr. Lulzim Esati

The Almighty Creator fashioned the human being in the most perfect form and entrusted him with responsibility on Earth through divine guidance. One of the central purposes of this responsibility is to establish order, justice, and tranquility within human society, achieved through adherence to the commands of the All-Powerful. Among these directives, particular emphasis is given to justice and equality—two foundational principles essential to individual and societal well-being.

The human being, as a social and moral agent, requires more than mere survival; they seek personal growth, active participation in society, and economic self-sufficiency. A key element in this process is economic development, where capital plays a vital role. According to the Qur’anic perspective, capital and wealth must be managed justly, based on ethical norms that guarantee equal opportunity and fairness for all members of society.

However, interest (usury) represents a clear deviation from these principles, as it undermines justice and creates economic inequality. In today’s world, the expansion of conventional financial systems has often been driven by interest-based models, which can lead to exploitation and systemic imbalance. Therefore, there is a pressing need to reevaluate the direction of capital-based economies and redirect them towards ethical frameworks that prioritize human dignity and collective well-being.

This study explores the issue from both historical and contemporary perspectives, with a particular focus on its implications for our society, which operates within a globalized economic system. The research aims to provide a critical and principled analysis of interest and capital in modern financial life, while offering ethically grounded alternatives that are aligned with Islamic values and universal justice.

Key words: Usury, capital, conventional, contemporary, justice, equalit

Prishtinë, 18.07.2025