Në bazë të rregullorës nr. 02/24 të datës 22.07.2024 për studime master ju bëjmë me dije se ekzemplari i punimit master të kandidatit Memed MEMEDI me titull: “ZHVILLIMI I SHKENCËS SË KIRAETEVE DHE ANALIZA E TYRE” gjindet në bibliotekën e Fakultetit dhe të interesuarit mund ta shfletojnë deri më datë 17.10.2025

ABSTRAKT

Nga MEMED MEMEDI

Mentor: Lulzim Esati, prof. ass. dr.

Shkenca e Kiraeteve (علم القراءات) zë vend të rëndësishëm në mesin e shkencave tjera Islame, dhe ajo fokusohet në mënyra të ndryshme të leximit, të cilat janë transmetuar përmes zinxhirëve autentikë. Qëllimi i zbritjes së mënyrave të leximit ishte lehtësimi, dhe ky lehtësim do të jetë për të gjitha kohërat. Kur Pejgamberi ﷺ tha se “ Vërtet ky Kuran është zbritur në Seb’atu Ehruf” dhe të ngjajshme si ky hadith, nuk përcaktoi kuptim decid të Seb’atu Ehruf, dhe kjo bëri që dijetarët Islam të kenë mendime të ndryshme. Mendimet më të njohura në lidhje me Seb’atu Ehruf ishin; 7 mënyra, 7 dialekte dhe fjalë të ndryshme me kuptim të përafërt. Edhe pse forma e rruajtjes së varianteve të leximit ishte dhe do të mbetet memorizimi, dijetarët përpiluan vepra të ndryshme dhe e kodifikuan këtë shkencë duke i përmbledhur të gjitha rrugët e transmetimit të këtyre varianteve të leximit. Pasi u shtua numri i lexuesve nga arabët dhe jo vetëm, në kohën e Tabiinëve u shtua mundësia e përshtjellimit mes këtyre transmetimeve, andaj u paraqit nevoja që dijetarët të vendosin kushte për mësim-transmetim të Kiraeteve. Më vonë me ndryshimin e rrethanave, u paraqit nevoja që Imam Ibn Muxhahidi me qëllimin e konservimit të kësaj shkence të përzgjedh 7 Imam, ku secili prej këtyre Imamave përfaqësonte një lloj të leximit, ku rruga e transmetimit të këtyre leximeve nga këta Imam ishte e Ehad, por në realitet dëshmia për ta ishte Mutevatire.

Fjalët Kyçe: Kurani, Kiraetet, Seb’atu Ehruf, Erdatu’l Ehirah.

ABSTRACT

From MEMED MEMEDI

Mentor: Lulzim Esati, prof.ass.dr

The science of Qiraat (علم القرآت) occupies a crucial place among other Islamic sciences, and it focuses on different ways of recitation, that has been transmitted through authentic chains. Moreover, the purpose of the revelation of the ways of recitation was to facilitate, and this facilitation will be for all times. When the Prophet (صلى الله عليه وسلم) said that “Verily this Qur’an has been revealed in Seb’atu Ehruf” and similar hadiths, he did not define the precise meaning of the Seb’atu Ehruf, this caused Islamic scholars to have different opinions. In addition to that, the most popular opinions regarding the Sab’at Ahruf were; 7 ways, 7 dialects and different words with similar meanings. Although, the form of preserving the reading variants was and will remain the memorization, scholars compiled various works and codified this science by summarizing all the ways of transmitting these reading variants. After the number of readers from the Arabs and not only increased, in the time of the Tabi’in, the possibility of interchanging between these transmissions increased, so the need arose for scholars to establish conditions for teaching and transmitting the Qira’at. Later, with the change in circumstances, the need arose for Imam Ibn Mujahid, with the aim of conserving this science, to select 7 Imams, where each of these Imams represented a type of reading, where the path of transmission of these readings from these Imams was Ehad, but in reality the testimony for them was Mutawatir.

Keywords: Qur’an, Qiraat, Seb’atu Ehruf, Erdatu’l Ehirah.

Prishtinë, 09.10.2025