Të nderuar studentë, staf akademik!

Ju ftojmë të merrni pjesë në takimin përurues me autorin e librit “Lufta e Kosovës”, profesorin e nderuar të Universitetit të Prishtinës, Dr. Durim Abdullahun, ku do të kemi mundësinë e zhvillimit të bisedave rreth librit dhe përmbajtjes së tij.

Ky takim do të mbahet të mërkurën, duke filluar nga ora 11:00, në ambientet e fakultetit.

Ky takim do të jetë një mundësi e mirë për të dëgjuar nga afër një studiues që i është qasur historisë sonë me seriozitet dhe përkushtim shembullor.

Mirë se vini!

Prishtinë, 02.12.2025