Njoftohen të gjithë studentët e FSI-së se afati i pagesave do të hapet për semestrin pranveror për semestrat II, IV, VI dhe VIII, për vitin akademik 2025-2026 nga data 02.02.2026 deri më 13.02.2026.

Studentët përsëritës që nuk i kanë kryer obligimet në afatin e parë të pagesave, kanë mundësi ta kryejnë pagesën në këtë afat.

Moskryerja e pagesës brenda afatit të përcaktuar sjell humbjen e statusit të studentit.