Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës
Fakulteti i Studimeve Islame
Prishtinë
18.02.2021
NJOFTIM
Njoftohen të gjithë studentët e FSI-së dhe stafi akademik se Këshilli Mësimor Shkencor i Fakultetit, në mbledhjen e mbajtur më datë 18.02.2021, ndër të tjera shqyrtoi edhe mënyrën e mbajtjes së ligjëratave gjatë semestrit të -II-të (veror) për vitin akademik 2020/2021.
Duke u mbështetur në rekomandimet e institucioneve relevante të ndërlidhura me pandeminë Covid-19, KMSH i FSI-së vendosi që ligjëratat të mbahen me prezencë fizike.
Me këtë rast, dekanati i FSI-së, uron të gjithë studentët dhe stafin akademik me rastin e fillimit të semestrit të -II-të.
Dekanati
FSI