Prishtinë, 20.09.2016

NJOFTIM

Për organizimin e kursit të gjuhës arabe

Njoftohen studentët e FSI-së, të cilët kanë përfunduar shkolla të mesme jashtë medresesë apo ndonjë shkolle tjetër të mesme fetare, se dekanati i FSI-së organizon kurs për mësimin e gjuhës arabe.

Kursi është i detyrueshëm për të gjithë studentët që vijnë nga shkollat e mesme jo fetare.

Studentët do të paguajnë një shumë të hollash e cila do të përcaktohem me kohë.

Kursi është paraparë të fillojë më datë 10.10.2016

Dekanati