Dekani i Fakultetit të Studimeve Islame, prof. dr. Qazim Qazimi së bashku me bashkëpunëtor priti sot (26.11.2013) në objektin e Fakultetit të Studimeve Islame Rektorin e Universitetit të Novi Pazarit, prof. dr. Mevlud Dudić dhe dekanin e Fakultetit Ekonomik në kuadër të UNP-së, dr. Bećir Kalač.
Dekani i FSI-së, prof. dr. Qazim Qazimi fillimisht i informoi mysafirët me rrjedhën e studimeve, stafin akademik dhe studentët të cilët studiojnë në FSI.
Ndërsa Rektori i UNP-së, prof. dr. Mevlud Dudić, gjithashtu na informoi me zhvillimin e studimeve në kuadër të Universitetit të Novi Pazarit.
Gjatë bisedës mes palëve u theksua edhe çështja e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve të arsimit të lart, me qëllim të avancimit dhe progresit në fushat të ndryshme të arsimit, ndërkohë Rektori i bëri ftesë dekanit për vizitë të UNP -së me bashkëpunëtor, sepse një vizitë e tillë do t’i hapte edhe më shumë dyert e bashkëpunimit të mëtutjeshëm.
Krejt në fund dekani i falënderoi mysafirët për kohën që kanë gjetur për ta vizituar Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë duke shpresuar që vizita të tilla të realizohen edhe në të ardhmen.
{gallery}nvpazar{/gallery}