18.03.2021, Prishtine

Përfaqësuesi i Universitetit “Kűtahya” të Turqisë, z. Kenan Menteș i shoqëruar nga z. Aleattin Inalg, më datë 17.03.2021 vizituan Fakultetin e Studimeve Islame

 

Mysafirët i priti dekani i Fakultetit të Studimeve Islame, dr. Fahrush Rexhepi së bashku me sekretarin.

Pas një bisede të shkurtër rreth bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, dekani më pas zhvilloi një bisedë në platformën online me dekanin e Fakultetit të Ilahijatit në kuadër të Universitetit “Kűtahya” prof. dr. Ali Qelik dhe me sekretarin e përgjithshëm të Universitetit, prof. dr. Atilla Batur, ku shkëmbyen mendime e ide rreth mënyrës së bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve. Në këtë takim, përfaqësuesit e dy institucioneve arsimore ranë dakord që të vazhdohen kontaktet deri në arritjen e një marrëveshje bashkëpunimi në rrafshin akademik-shkencor, përfshirë këtu organizimin e konferencave shkencore ndërkombëtare, shkëmbimin e studentëve dhe stafit mësimdhënës, si dhe mbështetjen që Universiteti “Kűtahya” mund t’i ofroj Fakultetit të Studimeve Islame për realizimin e projekteve kërkimore dhe botimin e librave universitar nga ana e stafit akademik të FSI-së.

Për realizimin e këtyre objektivave të përbashkëta, së shpejti do të realizohet edhe takimi i radhës ndërmjet përfaqësuesve të Fakultetit të Studimeve Islame dhe përfaqësuesve të Universitetit “Kűtahya”