Pjesëmarrja në akdeminë solemne të maturantëve të Medresesë “Mehmed Fatih” në Podgoricë

Podgorica

{jathumbnail}
Me ftesën e Bashkësisë Islame të Malit të Zi, delegacioni i FSI-së mori pjesë në akademinë solemne të organizuar me rastin e përfundimit të gjeneratës së parë të medresesë “Mehmed Fatih” në Podgoricë më 02-06-2012.
Në këtë solemnitet morën pjesë burrështetas të rangut të lartë, si nga vendi po ashtu edhe nga jashtë. Këtë manifestim me prezencën e tij e nderoi edhe vetë Kryeministri i Malit të Zi dr. Igor Lukshiq  me dy ministra, rektori i Universitetit publik dhe shumë figura të tjera. Kryeministri në një fjalim rasti drejtuar maturantëve, ndër të tjera tha: “Pa marrë parasysh rrugën të cilën e zgjedhin maturantët, dëshira e shtetit është që ata të qëndrojnë dhe të shkollohen në Mal të Zi, por edhe kudo që të shkojnë, duhet ta pasurojnë veten me përvojë e dituri të reja. Shoqëria e Malit të Zi duhet të zhvillohet si shoqëri e mundësive dhe alternativave të shumta. Shoqëri e cila i afirmon dhe ua ofron shanset të gjithëve”. Rektori i universitetit të Malit të Zi, u garantoi të gjithë maturantëve pranim nëpër fakultetet e vendit.


Ndër personalitet që morën pjesë në këtë akademi ishte edhe Zëvendës kryeministri i Qeverisë së Turqisë z. Bekir Bozdag. Në fjalimin e ti ai elaboroi shumë çështje, e posaçërisht ato ekonomike. Pas fjalimit ai e kishte porositur Myftiun e Malit të Zi, për t’ua përcjell lajmin maturantëve se të gjithë ata që konkurrojnë për të studiuar në Turqi, që nga sot janë të pranuar në universitet turke.
Delegacioni i FSI-së u pritë me një respekt të lartë dhe në mënyrë protokollare në këtë akademi, madje theksimi i këtij respekti erdhi edhe gjatë fjalimit falënderues të organizatorit të akademisë. Delegacioni i FSI-së, u nderua në mënyrë të veçantë me ftesën që iu bë Dekanit, Prof. Dr. Qazim Qazimit dhe dekanëve të FSHI-së të Sarajevës dhe Novi Pazarit që t’ua shpërndajë mirënjohjet sportistëve më të dalluar ndër maturantët e medresesë “Mehmet Fatih” në Podgoricë. Për hir të delegacionit të FSI-së ishte i angazhuar një shoqërues nga radhët e profesorëve të medresesë së lartpërmendur, i cili kujdesej për akomodimin, shëtitjen dhe rahatinë e delegacionit në Podgoricë.