Prishtinë, 21.10.2024
Sot, më datë 21.10.2024, studentët e vitit të dytë të Fakultetit të Studimeve Islame, nën udhëheqjen e profesoreshës së lëndës së tefsirit, Prof. Ass., Dr. Valmire Batatina Krasniqi, nisën hapat e parë drejt ambientimit me çështjen e hulumtimit shkencor. Hulumtimi shkencor është njëra ndër pikat shumë të rëndësishme në fushën e Arsimit të Lartë. Kjo çështje është prej kërkesave të ekspertëve për akreditim, prandaj vlerësojmë se është një hap shumë me rëndësi përmbushja e kësaj pike nga ana e profesorëve dhe studentëve tanë. Ky hulumtim do të përfshijë studimin e librave të vjetër të tefsirit të cilët gjinden në bibliotekën e FSI-së, të shkruar në gjuhën arabe dhe osmane, dhe njohjen më të thellë me to. Do të shqyrtohet periudha kur janë shkruar, autori, vendi i botimit, shtëpia botuese dhe të dhëna të tjera që lidhen me librat.