Prishtinë, 18.12.2024

Me datë 18.12.2024, Fakulteti i Studimeve Islame në Prishtinë, në bashkpunim me Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup, realizoi programin për nder të ditës botërore të Gjuhës Arabe.

Ky manifestim u hap me lexim të Kuranit, ku më pas fjalën e mori Dekani i Fakultetit prof. asoc. dr. Islam Hasani, si dhe profesorët e Gjuhes Arabe dr. Sumeja Jonuzi dhe dr. Ziber Lata.

Ky manifestim vazhdoi me një video e cila trajtoi historikun e përhapjes së Gjuhës Arabe në Kosovë, duke u fokusuar në kontributin e Medresesë Alauddin, Departamentit të Orientalistikës dhe Fakultetit të Studimeve Islame.

Programi vazhdoi me poezi, monolog, ilahi, mrekulli gjuhësore dhe mjekësore nga Kurani Famëlartë, si dhe dhjetë vargje nga dhjetë poezitë e varura ne Qabe në kohën para Islame.

Në përmbyllje të këtij manifestimi u shtrua një koktej rasti.