Prishtinë, 16 dhjetor 2024

Pas indeksimit të revistës “Buletini” në ISSN, me qendër në Paris, me 23.05.2024, ajo sot më 16.12. 2024 është indeksuar edhe në platformën CEEOL (Central and Eastern European Online Library) me qendër në Frankfurt am Main (Gjermani). Platforma CEEOL përmban revista akademike, libra, dhe dokumente kërkimore nga një gamë e gjerë disiplinash, duke përfshirë shkencat humane, sociale dhe studimet kulturore, historike dhe zhvillimeve politike në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore. Anëtarësimi në këtë institucion shkencor i ofron Fakultetit të Studimeve Islame, kërkuesve shkencorë dhe lexuesve të tjerë mundësinë për të hulumtuar burime të rralla akademike që ndonjëherë nuk janë të arritshme lehtësisht diku tjetër. Me këtë rast Redaksia e “BULETIN-it” vazhdon të mbetet e përkushtuar të bëjë zgjerimin dhe ngritjen dhe indeksimin e saj në platforma kredibile shkencore me renome botërore si dhe krijon hapësira për hulumtues e studiues të rinj ku do të ofrohet kontribut në disiplinat e saj të përfaqësuara në avancimin e teorive, epistemologjisë, pedagogjisë dhe metodave, por gjithmonë, duke ruajtur frymën e traditës së themelimit dhe objektivave së saj.

Linku i indeksimit: https://www.ceeol.com/search/journal-detail?id=4345