Prishtinë 06.01.2017

Njoftohen të gjithë studentët e FSI-së dhe stafi akademik se semestri i parë (dimëror) për vitin akademik 2016/2017 përfundon më datë 13.01.2017 (e premte).

Ndërsa semestri i dytë (veror) për vitin akademik 2016/2017 fillon më datë 13.02.2017 (e hënë).

Studentët e rregull, gjatë javës së ardhshme, duhet t’i marrin nënshkrimet nga profesorët e lëndëve përkatëse dhe më pastaj, pas marrjes së nënshkrimeve ta bëjnë vërtetimin e semestrit dimëror te referenti i FSI-së. Në të kundërtën nuk mund të hyjnë në provimet e afatit të janarit.
Dekanati