Sot më datë 30.05.2013 dekanati i Fakultetit të Studimeve Islame organizoi një tubim solemn me rastin e përfundimit të vitit akademik 2012/2013, ku ishin të ftuar profesorët dhe studentët e Fakultetit.
Në këtë solemnitet një fjalë rasti e mbajti dekani i Fakultetit prof.dr. Qazim Qazimi i cili gjatë fjalimit të tij u fokusua në arritjet dhe vështirësitë me të cilat është ballafaquar FSI gjatë këtij viti akademik, gjithashtu edhe për sfidat të cilat e presin në të ardhmen Fakultetin.
Në emër të unionit të studentëve të FSI-së foli kryetarja e unionit, studentja Valmira Batatina e cila gjatë fjalimit të saj përmendi aktivitetet e unionit gjatë vitit akademik 2012/2013.
Ndërsa në emër të absolventëve të pranishmëve ju drejtua studentja Zejnebe Jakupi e cila mbajti një fjalim lamtumirës duke falënderuar profesorët e Fakultetit për mbështetjen e vazhdueshme të tyre ndaj studentëve.
Krejt në fund të pranishmit morën pjesë në një koktej rasti të përgatitur enkas për këtë solemnitet.
{gallery}semend{/gallery}