Studentët e Fakulteti i Studimeve Islame kanë ndërmarrë një iniciativë për të ndihmuar familjet në nevojë gjatë këtij muaji të bekuar të Ramazanit. Falë kontributit të tyre u arrit të mblidhen 106.28 €, të cilat sot iu dorëzuan Drejtorit të Financave të BIK-ut në emër të Shoqatës Humanitare “Bereqeti”.
Falënderojmë të gjithë ata që kontribuuan në këtë iniciativë dhe u bënë pjesë e kësaj vepre të mirë.
Lusim Allahun që ta pranojë këtë kontribut dhe ta shpërblejë secilin për kontributin e dhënë.
Prishtinë, 12.03.2026



