9. Prof. ass. dr. Musa Vila

Position: Profesor
Categories: Stafi akademik
Location: Prishtine
Doktor i shkencave të hadithit

Musa Vila u lind më 24 maj 1970 në Necavc të Hanit të Elezit. Ka diplomuar në Universitetin Islamik të Medinës më 1995. Temën e masterit, me titullin “Të drejtat dhe liritë e njeriut në hadithet profetike”, e ka mbrojtur më 18 maj 1999 në Jordani. Ndërkaq, doktoratën me titullin “Veprimtaria e Ahmed ef. Kaleshit ne veçanti në librin Thesari i njohurive në thëniet e profetit te kohës së fundit” e ka mbrojtur në Universitetin e Sarajevës më 18 maj 2011.

Musa Vila që nga viti 1999 është angazhuar si profesor i shkencave të hadithit, përkatësisht i lëndëve: Kritika në hadith dhe Dispozitat e haditheve. Është autor i punimeve të ndryshme studimore dhe i disa veprave nga sfera e islamistikës, përkatësisht të shkencave të hadithit, sikundër janë: “Komentimi i haditheve sipas metodologjisë shkencore”, “Kritika shkencore në hadith”, “Bazat e hadithit”.

Krahas mësimdhënies në Fakultetin e Studimeve Islame, Musa Vila është angazhuar në strukturat e Bashkësisë Islame të Kosovës, si kryetar i KBI të Hanit të Elezit në periudhën 2000-2012, sikurse edhe anëtar i redaksisë së revistës “Dituria islame” në periudhën 2001-2003.