
8. Prof. ass. dr. Shefqet Krasniqi
Shefqet Krasniqi ka lindur në Siboc komuna e Obiliqit në vitin 1966. Shkollën fillore e krye në fshat, pastaj medresenë e mesme ‘Alaudin’ në Prishtinë. Më pas vazhdoi studimet e larta në Medinë, në universitetin Islamik, ku edhe doktoroi në lëmi të fikhut.
Profesor i fakultetit së studimeve islame në Prishtinë për vitin e tretë, të katërt dhe për studimet master.
Autor i rreth 50 librave dhe shumë punimeve e shkrimeve tjera në lëmi të ndryshme.
Jeton dhe vepron në Prishtinë.