9. Dr. Besa Ismaili Ahmeti

Position: Profesoreshë
Categories: Stafi akademik
Location: Prishtine

Dr. Besa Ismaili është profesoreshë në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë që nga viti 2003, ku ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin akademik dhe shoqëror të fakultetit dhe studentëve të saj.

Ajo është një intelektuale e shquar, me një karrierë të pasur në arsim, politikë dhe shoqëri civile. Doktoratura e saj në shkencat politike ka të bëj me çështjet e grave, fesë, shtetit dhe zhvillimit ndërkombëtar në Kosovë, me fokus në barazinë gjinore dhe ndërtimin e paqes. Në universitetin e Jordanisë në Amman, ka magjistruar në Letërsinë Angleze. Besa Ismaili ka ndjekur edhe specializime të shumta ndërkombëtare në dialog, diplomaci, pluralizëm dhe lidership. Ajo flet gjashtë gjuhë të huaja dhe është e njohur për përfshirjen e saj aktive në debatet akademike dhe politike, duke ndikuar drejtpërdrejt në çështje të barazisë gjinore, ndërtimit të paqes dhe zhvillimit të arsimit në Kosovë. Përveçse profesoreshë e gjuhës angleze, ajo ligjëron edhe lëndët “Gruaja dhe Shoqëria,” Sociologji, Pedagogji, dhe fusha të tjera që trajtojnë aspekte të rëndësishme të edukimit dhe shoqërisë. Besa Ismaili është gjithashtu autore e shumë hulumtimeve dhe studimeve në këto fusha.. Kontributi i saj në ndërtimin e paqes dhe promovimin e dialogut është vlerësuar ndërkombëtarisht, duke e pozicionuar atë si një zë të rëndësishëm për përparimin dhe zhvillimin e Kosovës. Si një shembull frymëzimi për përkushtimin dhe vizionin e saj, Besa Ismaili vazhdon të ndikojë pozitivisht në jetën akademike dhe publike. Ajo jeton në Prishtinë dhe është nënë e tre fëmijëve.