Me ftesë të Institutit për shkencë dhe art në Stamboll dhe Universitetit “Shehir” të Stambollit dekani i FSI-së prof. asoc. Dr. Fahrush Rexhepi qëndroi për një vizitë katër ditore në Stamboll

Dekani i Fakultetit të Studimeve Islame, prof. asoc. Dr. Fahrush Rexhepi, gjatë kësaj vizite pati rastin të takohet me dekanin e Fakultetit të Ilahijatit pranë Universitetit të Stambollit, prof. Dr. Murtezan Beder dhe koordinatoren e këtij fakulteti znj. Ajshe Zëshan Furat.

Gjatë këtij takimi u bisedua për bashkëpunimin në mes të FSI-së dhe Fakultetit të Ilahijatit të këtij Universiteti. Po ashtu në takim u vendos për mbajtjen e një konference shkencore me temë “Radikalizmi fetar dhe angazhimi i institucioneve fetare, akademike dhe shkencore në parandalimin e kësaj dukurie në Ballkan”. Në konferencë do të ftohen myftitë e rajonit të Ballkanit, dekanët e fakulteteve islame si dhe studiues të tjerë. Konferenca u vendos të mbahet më 08, 09 shtator 2015.

Gjatë kësaj vizite dekani i FSI-së prof. asoc. Dr. Fahrush Rexhepi mbajti një ligjëratë lidhur me përhapjen e Islamit në Ballkan, me theks të veçantë ndër-shqiptarët dhe raportet bashkëpunuese shqiptaro-turke. Në këtë ligjëratë prezantuan studentë, profesorë dhe studiues të ndryshëm.

Në ditën e tretë të qëndrimit në Stamboll dekani i FSI-së mbajti edhe një ligjëratë me të njëjtën temë para studentëve dhe udhëheqësve të Fakultetit të Ilahijatit pranë Universitetit “Shehir” të Stambollit.

Në të njëjtën ditë dekani i FSI-së realizoi edhe një takim me sekretarin gjeneral të Universitetit “Shehir”.{gallery}stmbll515{/gallery}