Unioni Studentor i Fakultetit të Studimeve Islame, së bashku me koordinatoren për marrëdhënie me jashtë, Muzaqete Kosumi, morën pjesë në sesionin informativ të Erasmus+ për të rinjtë, që u mbajt në Europe House Prishtinë. Ky event u organizua për të prezantuar mundësitë e projekteve të zhvillimit të kapaciteteve për të rinjtë dhe programet e lëvizshmërisë Erasmus+.
Fjalën përshëndetëse e mbajtën Mimika Dobroshi, kordinatorja e zyrës Erasmus+ në Kosovë, dhe Aivo Orav, ambasadori i BE-së në Kosovë. Diskutimet përfshinë prezantimin e projekteve të reja dhe mundësitë për aplikime në Capacity Building Projects dhe programet e lëvizshmërisë për të rinjtë.
Ky sesion ofroi mundësi për zgjerimin e përspektivave tona dhe për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e arsimit dhe rinisë. Falënderojmë të gjithë organizatorët dhe pjesëmarrësit që ndanë përvojat e tyre të vlefshme.