Më datë 20.12.2023, Studentët e Fakultetit të Studimeve Islame, morën pjesë në konferencën për Rini 2023 “Fuqizo, Shërbe, Angazho”, të organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Kjo ngjarje e rëndësishme ofroi një platformë për reflektim dhe shkëmbim idejash në lidhje me rolin e rëndësishëm që rinia mund të luajë në përmirësimin e shoqërisë dhe mjedisit ku jetojnë.
Motoja e konferencës, “Fuqizo, Shërbe, Angazho”, pasqyroi thelbin e mesazhit për të nxitur studentët të zhvillojnë fuqinë e tyre personale, të angazhohen në shërbesa ndaj komunitetit dhe të përfshihen aktivisht në sfida dhe projekte që formojnë mjedisin shoqëror.