Në kuadër të bashkëpunimit të Fakultetit të Studimeve Islame me Universitetin e Katarit – Sektori për mësimin e gjuhës arabe për të huajtë dhe me ndërmjetësimin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Katar, studenti i FSI-së Usejd Ejupi ka udhëtuar për në Katar më datë 12.09.2021.
Studenti në fjalë do të qëndroj në Universitetin e Katarit për një vit akademik ku do të ketë mundësinë e përvetësimit të gjuhës arabe. Studentit i mbulohen të gjitha shpenzimet nga ana e Universitetit të Katarit.
Fakulteti i Studimeve Islame edhe në të ardhmen do të angazhohet për sigurimin e mundësive të tilla për studentë e FSI-së.
Prishtinë,
13.09.2021