Më datë 15. 09. 2026, studenti Labinot Ademi mbrojti temën e diplomës në Nivelin Master me titull “ABORTI NDËRMJET TË DREJTËS SHERIATIKE DHE LIGJEVE TË KOSOVËS”, pranë Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë.

Komisioni ishte i përbërë nga:

1. Prof. ass. asoc. dr. Sulejman Osmani, kryetar
2. Prof. ass. dr. Musa Vila, anëtar
3. Prof. ass. dr. Shefqet Krasniqi, mentor

Fillimisht fjala iu dha kandidatit Labinot Ademi i cili bëri paraqitjen e ekspozesë së masterit në pika të shkurta, duke i shfaqur ato me sllajde dhe duke bërë elaborimin e temës në pika të shkurta dhe koncize.

Qëllimi i punimit ishte të japë njohuri mbi abortin, të shqyrtojë rolin e Sheriatit dhe ligjeve të Kosovës në parandalimin e tij, si dhe të rrisë vetëdijen e shoqërisë kosovare për rreziqet dhe pasojat që mund të sjellë. Studenti paraqiti trajtimin e abortit në kuadrin e të drejtës sheriatike dhe ligjeve të Kosovës, duke bërë një analizë krahasimtare të rregulloreve dhe praktikave të tyre. Metodologjia e përdorur përfshin analizën e përmbajtjes, metodat krahasimtare, qasjen kualitative dhe kuantitative, si dhe metodat empirike, për të siguruar një kuptim të plotë të temës. Studimi evidenton ngjashmëritë dhe dallimet ndërmjet këtyre dy sistemeve, si dhe ndikimin e tyre në perceptimet dhe praktikat e individëve. Gjetjet tregojnë se ligjet e Kosovës ofrojnë një kornizë juridike për menaxhimin e abortit, ndërsa parimet sheriatike theksojnë aspektet morale dhe etike. Ky punim synoi të ndihmojë në parandalimin e abortit dhe në rritjen e vetëdijes së shoqërisë për pasojat e tij.

Pas përfundimit të elaboratit nga ana e kandidatit, komisioni e uruan për temën e zgjedhur dhe e përgëzuan për punën e bërë. Më pas i dhanë disa sygjerime dhe këshilla për temën, dhe në fund e vlerësoi me vlerësim të shkëlqyer.

Prishtinë,
17 Shtator 2026.