Më datë 08.04.2025, Fakulteti i Studimeve Islame në bashkëpunim me Sustainable Higher Education and Research – SHER, organizuan trajnimin një ditor me temë “Ngritja e kapaciteteve të stafit akademik për të publikuar në revistat e Scopus dhe Web of Science”, i mbajtur nga eksperti i SHER, z. Jeton Mehmeti, i cili prezantoi në mënyrë mjaftë të qartë rregullat dhe kërkesat që duhet plotësuar për publikimin në Scopus dhe Web of Science.
Hapjen e punëtorisë e bëri dekani, prof. asoc. dr. Islam Hasani, si dhe z. Nehat Dervishi, koordinator tematik i programit SHER.
z. Jeton Mehmeti prezantoi qëllimin dhe objektivat e punëtorisë, duke shpjeguar të kuptuarit e Scopus-it dhe Web of Science, pastaj databazën e revistave të indeksuara, rangimin e revistave sipas fushave studimore, si dhe identifikimin e revistave të duhura dhe shmangja nga revistat e dyshimta.
Në fund pati edhe pyetje dhe diskutime, ku pjesëmarrësit ndajtën sfidat e tyre dhe morën këshilla për të përmirësuar suksesin e tyre në publikime shkencore.
Ndërsa, përmbylljen e punëtorisë, e bënë dekani i FSI-së prof. Dr. Islam Hasani, dhe Z. Nehat Dervishi, Koordinator Tematik i programit SHER, ku i informuan profesorët për takimet tjera të radhës lidhur me trajnimet praktike për këtë tematikë dhe të ngjashme.
Prishtinë, 10.04.2025























